
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e dy personave, dyshohen për vjedhje grabitqare në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar që shihen në fotografi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mjësiti i hetimeve të stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë, njofton se dy të kërkuar dyshohet se janë përfshirë në një rast ‘Vjedhje grabitqare’ më 5 shkurt të këtij viti.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur me datën 05.02.2024, në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)