Ndërroi jetë në vendin e punës, varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së

  • E.K /
  • 15 June 2024 - 15:47
Ndërroi jetë në vendin e punës, varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së

Sot është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri, Muhamet Beqiri, i cili vdiq në vendin e tij të punës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ceremonia e homazheve pranë arkivolit të rreshter Muhamet Beqirit është mbajtur në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku për ta nderuar jetën dhe veprën e tij të pranishëm ishin familjarë, ushtarakë, përfaqësues institucionet, shoqata të dalura nga lufta e qytetarë të shumtë.

Postimi i plotë:

Me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit nënoficerit Muhamet Beqiri

Me homazhe në Kazermën ,,Skënderbeu” dhe me ceremoni ushtarake në Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj në praninë e familjarëve, miqve, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe kolegëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u varros me nderime të larta ushtarake pjesëtari i FSK-së rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri.

Ceremonia e homazheve pranë arkivolit të rreshter Muhamet Beqiri është mbajtur në Kazermën “Skenderbeu” në Ferizaj ku për ta nderuar jetën dhe veprën e tij në ceremoni kishin ardhur familjarë, ushtarak dhe kolegë nga FSK-ja, përfaqësues institucionesh, shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë, në emër të Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari telegramin e ngushëllimit familjarëve ju përcolli zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi dhe lexuar sot ne cermoninë e varrimit.

Cermonia e varrimit me nderime ushtarake ka vazhduar sot ku është bërë në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Talinoc të Muhaxherëve në praninë e shumë qytetarëve, familjarëve, miqve, shokëve ku i është dhënë lamtumira e fundit.

Komandanti i Qendrës së Stërvitjes Profesionale nënkolonel Bastri Topalli nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovë shprehu ngushëllime familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve , vlerësoi lartë angazhimin e tij për çlirimin e atdheut dhe kontributin e tij të pakursyer në ngritjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë duke theksuar se kontributi , urtësia dhe profesionalizimi i Muhametit e bënin atë të afërt si për shokët edhe për të gjitha ata që e patën rastin të punojnë dhe të veprojnë me të.

Telegramin e ngushëllimit në emër të presidentes së Republikës së Kosovës z, Vjosa Osmani Sadriu drejtuar familjes, miqve e pjesëtarëve të FSK-së, e lexoi gjeneral brigade Sefer Isufi.

(Kosova Sot Online)