
Policia qëllon një person që kërcënoi me sëpatë

Policia gjermane ka shtënë kundër një personi, i cili i kishte kërcënuar oficerët me një sëpatë dhe një mjet zjarrvënës, të dielën gjatë paradës së tifozëve në Kampionatin Evropian të futbollit 2024 në Hamburg, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia njoftoi në rrjetin social X se e ka nisur një operacion të madh dhe se sulmuesi është duke i mjekuar plagët.
Incidenti ndodhi në rrethinën St Pauli në Hamburg, pak para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës e cila do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin Volksparkstadion.
Marshimet e tifozëve caktohen para çdo ndeshjeje, ndërsa gjatë kohës së incidenti po mbahej një paradë e tifozëve të Holandës, që nisi në orën 12:30.
Gjermania është nikoqire e edicionit të 17-të të Kampionatit Evropian, i cili nisi të premten mbrëma.
(Kosova Sot Online)