Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Klinë, lëndohen 7 persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në magjistralen Gjakovë – Klinë, fshati Mrasor, transmeton "Kosova Sot Online".
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka treguar se shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit
“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.
(Kosova Sot Online)