Kadrijaj: Serbia agresore vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq

  • E.k /
  • 17 June 2024 - 07:53
Kadrijaj: Serbia agresore vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serb me hartën e Kosovës në ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë e Anglisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kadrijaj ka thënë se Serbia vazhdon të ndjek rrugën e shovinizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ajo i ka bërë thirrje MPJD’së që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë nga UEFA që ta dënojë Serbinë për aktet e tilla.

Postimi i plotë:

E tmerrshme.

Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq!

Këtë e dashmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilet të frymezuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe!

I bëjmë thirrje Ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagoj urgjent, dhe të kërkoj nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të denoj Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste, dhe të mos lejoj më skena të tilla!

(Kosova Sot Online)