
21 mijë vizitorë nga Zvicra kanë hyrë në Shqipëri gjatë 5 muajve të parë të këtij viti

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se 21 mijë vizitorë nga Zvicra kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Revista Migros zbulon për publikun zviceran, Shqipërinë si një destinacion i paharrueshëm pushimesh në zemrën e Ballkanit. Përvoja të jashtëzakonshme mes bukurive natyrore, historisë e kuzhinës së pasur, pa harruar mikpritjen e ngrohtë në strehëzat që ofrojnë turizëm familjar”, ka shkruar Veliaj.
(Kosova sot Online)