Në muajin prillit 114 çifte i dhanë fund martesës së tyre në Kosovë

  • E.k /
  • 17 June 2024 - 15:25
Në muajin prillit 114 çifte i dhanë fund martesës së tyre në Kosovë

Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përcjell “Kosova Sot Online”.

Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që shumë çifte gjatë këtij muaji kurorëzuan dashurinë e tyre.

Ndërsa, në muajin prill janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 466 kurorëzime, raporton Indeksonline.

“Në muajin Prill 2024 janë regjistruar gjithsej 1 466 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 114 raste”, thuhet në raportin e ASK- së.

(Kosova Sot Online)