
Kurti sot pret në takim Ministrin e Brendshëm të Izraelit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel, përcjell “Kosova Sot Online”.
Takimi i tyre do të mbahet në orën 11:20 në Ndërtesën e Qeverisë.
Ndërsa sot Ambasadorja izraelite në vend, Tamar Ziv, organizon shënimin e ditës së Pavarësisë së Izraelit dhe marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit kosovarë.
(Kosova Sot Online)