
KRU “Prishtina” aksion të madh të shkyçjeve nesër në Veternik

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar aksion të madh ndaj borxhlinjve të mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorëve ilegalë, në lagjen Veternik, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në fokus të aksionit do të jenë bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë.
“Nesër 19 qershor 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen Veternik. Nisja bëhet nga objekti i KRU”Prishtina” SH.A.në orën 10:00”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)