Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë

  • 19 June 2024 - 07:44
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë

 

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-27 km/h, transmeton "Kosova Sot Online ".

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.

 Qytetarër porositen të kenë kujdes nga  vala e nxehtësisë e cila p[o  fillon nga dita e mërkurë, me ç’rast duhet kenë parasysh disa këshilla:

Të qëndrojnë  të hidratuar, të pinë shumë ujë gjatë ditës dhe shmangen nga  pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratohen.

Të  shmangin diellin direkt gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 11:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndrimi  në hije sa më shumë të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online )