Abdixhiku me Edon Zhegrovën lajmërohen në zyrat e LDK’së

  • A.P /
  • 19 June 2024 - 18:07
Abdixhiku me Edon Zhegrovën lajmërohen në zyrat e LDK’së

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë e ka ndjekur bashkë me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i forumit të rinisë së LDK’së, Paris Guri ka publikuar fotografi dhe i ka quajtur kampionë Abdixhikun dhe Zhegrovën.

Takimi mes Shqipërisë e Kroacisë ka përfunduar me rezultat 2:2. Këtë ndeshje, kryeministri Kurti ka shkuar ta shikojë në stadiumin në Hamburg.


(Kosova Sot Online)