Gjakovë: Burri në gjendje të dehur e rrahë dhe e kanos me fajlë të ndryshme gruan e tij

  • E.k /
  • 20 June 2024 - 10:27
Gjakovë: Burri në gjendje të dehur e rrahë dhe e kanos me fajlë të ndryshme gruan e tij

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Një grua ka raportuar se burri i saj, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari nuk është arrestuar.

E njëjta kishte refuzuar urdhër mbrojtës dhe ishte kthyer te fëmijët.

“DHUNË NE FAMILJE- Gjakovë 19.06.2024-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj, në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. E njëjta kishte refuzuar urdhër mbrojtës dhe ishte kthyer te fëmijët. I dyshuari deri në këto momente nuk është arrestuar. Ne konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë.”

(Kosova Sot Online)