
Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj”, bllokohet rruga

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, për shkak të informatave për një mjet të dyshuar shpërthyes, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)