Kurti: Kosova tash ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore

  • E.k /
  • 20 June 2024 - 15:37
Kurti: Kosova tash ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës, për të cilin tha se ka teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se për këtë observator kanë punuar MASHTI, Komuna e Shtimes, Organizata “Astronomy Outreach of Kosovo” e përmes tyre edhe kompania e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompania Sky-Ëatcher USA dhe organizata amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project.

Postimi i plotë:

Kosova tash ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore.

Puna më pak se dy vjeçare dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunës së Shtimes, Organizatës "Astronomy Outreach of Kosovo" e përmes tyre me kompaninë e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompanisë Sky-Watcher USA dhe organizatës amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project, tash do t’i ofrojë të gjithëve mundësinë për të vrojtuar gjithësinë, teksa zgjerojmë limitet e kureshtjes.

Përhumbje e lundrim në hapësirë, për një përvojë për t'u përjetuar!

(Kosova Sot Online)