Kurti: Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm!

  • A.P /
  • 20 June 2024 - 17:42
Kurti: Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën ai shkoi që ta shikojë në Hamburg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai ka shkruar në Facebook se pjesa e pare ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë.

Kurti ka shtuar se “ëndrra vazhdon”.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.


Ëndrra vazhdon!”

(Kosova Sot Online)