Rubin: Vuçiq ishte në Qeverinë e Millosheviqit por ne s’po ia përmendim

  • A.P /
  • 20 June 2024 - 22:06
Rubin: Vuçiq ishte në Qeverinë e Millosheviqit por ne s’po ia përmendim

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin i cili ka qenë njëri nga ndihmësit e Sekretares Madeleine  Albright gjatë konferencës së Rambujesë ka thënë dhe bomardimeve të caqeve serbe për shkak të masakrave në Kosovë ka folur për reagimet që i bëhen në Serbi kur ky flet për këtë periudhë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mendoj se nuk ka dyshim që NATO-ja mori një vendim të fuqishëm për të parandaluar gjenocidin e mundshëm ndaj popullit të Kosovës. Operacioni që ne ndërmorëm ishte i suksesshëm. Përmbushëm qëllimet tona. Forcat serbe u larguan nga Kosova, Kosova u bë shtet demokratik, i pavarur me vlera demokratike, një vend mik i Shteteve të Bashkuara, një partner i afërt i Shteteve të Bashkuara dhe e tëra u arrit duke rrezikuar në minimum jetët e amerikanëve. Presidenti Biden ishte përkrahës i qartë i luftës në Kosovë dhe arsyes përse e ndërmorëm atë. Jam shumë krenar për rolin që kam luajtur duke përkrahur zonjën Madeleine Albright dhe Presidentin Bill Clinton, për të ndihmuar në çlirimin e popullit të Kosovës, për ta shpëtuar nga vrasja në masë” ka thënë Rubin.

(Kosova Sot Online)