Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina mbesin pa rrymë

  • A.P /
  • 21 June 2024 - 14:00
Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina mbesin pa rrymë

Prej më shumë se gjysmë ore Shqipëria ndodhet në ‘black out’, ku shumë qytete mbetën pa energji elektrike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media ka mësuar se avaria është shkaktuar nga një problem i jashtëm në linjën me Malit të Zi.

‘Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.’-njofton OST.

Energjia elektrike vijon të jetë e ndërprerë në Tiranë, ndërsa në shumë rrethe është rikthyer.


(Kosova Sot Online)