Durmishi: Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta

  • E.k /
  • 21 June 2024 - 15:27
Durmishi: Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar pamje nga punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Durmishi ka thënë se po ecin me ritëm të shpejt, duke thënë se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë

“Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet çdo ditë.
Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë pasi është rrugë e cila përballon një fluks të lartë lëvizjeje, dhe ka rëndësi të veçantë pasi është rrugë që lidh qytete e fshatra të vendin tonë” shkruan zëvëndësministri në njoftim.

(Kosova Sot Online)