Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja

  • E.k /
  • 22 June 2024 - 17:00
Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja

Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca, ka shkruar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Jenca ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet

Ai ka thënë se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)