
Clark: Suksesi i intervenimit të NATO-s është se në Kosovë funksiononte LDK

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka folur sot për kohën kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se një rol të jashtëzakonshëm e kishte luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Mendoj se suksesi i intervenimit të NATO-s në dallim me vendet tjera ku ka intervenuar është se në Kosovë funksiononte LDK”, tha Clark.
Gjenerali në këtë kontekst ka përmendur Irakun dhe Afganistanin si vende ku ka ende luftime pas intervenimit.
Gjeneralit në pension iu nda Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.
(Kosova Sot Online)