Bajram Begaj është shpallur 'Qytetar Nderi' nga komuna e Deçanit

  • A.P /
  • 23 June 2024 - 14:15
Bajram Begaj është shpallur 'Qytetar Nderi' nga komuna e Deçanit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit, për çka ai është shprehur shumë i emocionuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është shprehur se e ka përfaqësuar Shqipërinë kudo, por mbresat dhe emocionet e ditës së sotme, i përshkroi si të jashtëzakonshme.

“Për pak bëj dy vjet që jam president i Republikës së Shqipërisë, e kam përfaqësuar Shqipërinë kudo gjatë këtyre dy viteve, por mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme, shumë faleminderit për mikpritjen”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)