
Vdes në moshën 76 vjeçare poeti i njohur Agim Doçi

Poeti i njohur, Agim Doçi, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare sot në mëngjes, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmi konfirmohet nga miqtë dhe të afërmit përmes rrjeteve sociale.
Agim Doçi, u shtrua në spital më 22 qershor në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot në mëngjes, në orën 06:00.
(Kosova Sot Online)