Mustafa: Prishtina është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë

  • E.k /
  • 24 June 2024 - 09:23
Mustafa: Prishtina  është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë

Sizmologu, Shemsi Mustafa, e ka kritikuar pushtetin lokal në Prishtinë lidhur me mënyrën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mustafa tha se Prishtina është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë.

Reagimi i tij vjen pasi në kryeqytet ra një sasi e madhe e shiut, që shkaktoj vërshime në shumë zona.

“Në takimet që i mbajmë për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore me vendas dhe ndërkombëtarë, para disa viteve kam ngritur këtë problem për kryeqytetin tonë Prishtinë, që është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)