Prishtinë: Vdes në QKUK motoçiklisti që u vetaksidentua në fillim të qershorit

  • E.k /
  • 25 June 2024 - 10:09
 Prishtinë: Vdes në QKUK motoçiklisti që u vetaksidentua në fillim të qershorit

Ka ndërruar jetë në QKUK një burrë që ishte vetaksidentuar me motoçikletë në Prishtinë, më 7 qershor të këtij viti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ishte në tretman mjekësor që nga ajo kohë.

“Prishtinë / 07.06.2024 – 19:50. Më datën e cekur ka ndodhur vet-aksident trafiku me lëndime trupore ku viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke drejtuar motoçikletën është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Më 24.06.2024 gjersa ishte në trajtim mjekësorë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)