Deputetja e kryeministrit Sanchez: Sa i përket pavarësisë së Kosovës s’ka ndryshuar

  • A.P /
  • 25 June 2024 - 18:13
Deputetja e kryeministrit Sanchez: Sa i përket pavarësisë së Kosovës s’ka ndryshuar

Në debatin që u zhvillua ne Parlamentin e Spanjës rreth kërkesës së “Junts” që Qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Kosovës ka folur edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Deputetja Alvarez ka thënë se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.

“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj mosnjohjes për Kosovën”, ka thënë ajo në Parlamentin e Spanjës.

Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.


(Kosova Sot Online)