Në rrugën Prishtinë-Podujevë gjenden bomba 50kg

  • A.P /
  • 25 June 2024 - 18:29
Në rrugën Prishtinë-Podujevë gjenden bomba 50kg

Tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shakovicë, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

FSK njofton se bombat 50 kilogramëshe janë larguar në një vend të sigurt nga ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.

Të njëjtat do të demolohen sipas planifikimeve, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)