Mitrovicë: Babai e kanos me thikë djalin e tij, nga frika i bie të fikët

  • E.k /
  • 26 June 2024 - 11:21
Mitrovicë: Babai e kanos me thikë djalin e tij, nga frika i bie të fikët

Një person është arrestuar në Mitrovicë, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me thikë djalin e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është alivanosur nga frika dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Jugu / 25.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij ankuesin kosovar pas një mosmarrëveshje. Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)