Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

  • E.k /
  • 28 June 2024 - 11:15
Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate në Zagreb me prezencën e Presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq, me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Major Kreshnik Nimoni nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshterë i Parë Fahri Paloja nga Shkolla e lartë e Nënoficerëve, janë oficierët e FSK-së të cilët diplomuan në Akademinë Ushtarake kroate.

“Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)