Amerikanët i japin fitore unanime Trumpit në debatin me Bidenin

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 17:43
Amerikanët i japin fitore unanime Trumpit në debatin me Bidenin

Televizioni i njohur amerikan, CNN, zhvilloi një sondazh të shpejtë me votuesit menjëherë pas debatit mes presidentit Joe Biden dhe rivalit të tij republikan, Donald Trump, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Në pyetjen se kush e fitoi debatin, vetëm 33 për qind thanë se Bideni shënoi fitore, ndërsa 67 për qind thanë se debati u fitua nga ish-presidenti Trump.

Sa i përket besimit në aftësinë e kandidatëve për ta udhëhequr vendin, 57 për qind e pjesëmarrësve thanë se nuk kanë besim të vërtetë në aftësinë e Bidenit, në krahasim me 44 për qind që e patën këtë bindje për Trumpin.

Margjina e gabimit në sondazh ishte 5,5 për qind.

Gjatë debatit, Bideni disa herë kishte vështirësi në shqiptimin e fjalëve. Në një çast, rivali i tij, Donald Trump, me shpoti pretendoi se nuk e kishte kuptuar Bidenin dhe se mendonte që as vetë presidenti nuk e dinte se ç’kishte thënë.

(Kosova Sot Online)