Rama: Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën, ekipi punon pa ndërprerje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se po punohet pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit, duke synuar ta bëjë atë një vend më të mirë.
“Rrugë dhe trotuare më të gjera , me shumë pemë të mbjella , e bëjnë Lagjen e Muhaxherëve më të bukur dhe të qasshme.
Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën . Ekipi punon pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit , duke synuar ta bëjë atë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, shkruan Rama në Facebook.
(Kosova Sot Online)