Albin Kurti vendos gurëthemelin e një shtëpie për një familje

  • A.P /
  • 30 June 2024 - 12:37
Albin Kurti vendos gurëthemelin e një shtëpie për një familje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur gurëthemelin e një shtëpie që Qeveria e ka nisur në kuadër të një projekti për mbështetje për komunitetet joshumicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lëvizjes Vetëvendosje thotë se shtëpi të reja për komunitetet joshumicë po bëhen “gjithandej nëpër komunat e Kosovës”.

“Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë vënë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian në Gjakovë, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Znj. Bajramaj është nënë vetushqyese e cila ka gjashtë anëtarë të familjes dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara. Tash e tutje ajo do ta ketë një shtëpi të re për familjen e saj”, shkroi LVV në Facebook.

Kurti citohet të ketë thënë se “është detyrë e jona që të sigurohemi që çdo qytetar i Kosovës të ketë një strehë të sigurt dhe dinjitoze”.

Ndërsa Krasniqi tha se ky projekt është është në vazhdën e përpjekjeve të Ministrisë së Pushtetit Lokal për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

(Kosova Sot Online)