Raportohen dy viktima pas stuhisë në këtë vend

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 18:22
Raportohen dy viktima pas stuhisë në këtë vend

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Malin e Zi me shira të dendur dhe erëra të forta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dhjetëra pemë u rrëzuan, teksa era mori me vete shezlongë plazhi, tjegulla dhe objekte të tjera të forta.

Sipas mediave malazeze, si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një punëtor vinçit në një kantier ndërtimi si dhe një person që u godit nga rrufeja në Lushticë.

Sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Barit, në momentin e stuhisë, fuqia e erës arriti në 200 kilometra në orë.


(Kosova Sot Online)