
Pikëllimi është i thellë", Çka shkroi Kurti në librin e ngushëllimeve për Kadarenë?

“Pikëllimi është i thellë, admirimi është i fortë. Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës”, këto janë disa nga fjalët që Kurti i shkroi në librin e ngushëllimeve për poetin, Ismail Kadare, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti bashkë me ministra e deputetë, kanë bërë homazhe para arkivolit me trupin e Kadaresë, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.
(Kosova Sot Online)