
Prishtinë: Një femër raporton se u sulmua fizikisht nga ortakja e saj, njëra arrestohet e tjetra merr tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prishtinë ka raportuar për dhunë fizike nga ortakja e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është arrestuar.
“Prishtinë 03.07.2024 – 07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare (ortakja e saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)