Ja kur do t'i dërgojnë komentet rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes Kosova e Serbia

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 09:42
Ja kur do t'i dërgojnë komentet rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes Kosova e Serbia

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel kryenegociatorësh të të dyja palëve që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces.

(Kosova Sot Online)