Pasi dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm mbi 50 persona kërkojnë ndihmë në këtë vend

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 17:14
Pasi dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm mbi 50 persona kërkojnë ndihmë në këtë vend

Mbi 50 persona janë paraqitur sot në spitalin e Bulqizës në Shqipëri për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur shenja helmimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm.

Mjekët thonë se dyshohet për gastroenterit akut.

Ndërsa qytetarët kanë nisur të marrin ndihmën e nevojshme, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

(Kosova Sot Online)