
E zbulon Krasniqi: Kurti e Peci vizituan një fermer që është me VV-në

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri Faton Peci kanë vizituar sot Komunën e Malishevës pa e njoftuar fare kryetarin e Komunës, Ekrem Kastratin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Krasniqi thotë se në fshatin Bubavec, Kurti dhe Peci, kanë qëndruar në tokat e një fermeri që Krasniqi thotë se është kryetar i një dege të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë.
Nënkryetari Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti në vazhdimësi ka injororuar Komunën e Malishevës dhe qytetarët atje.
“S’është hera e parë. Qeveria në vazhdimësi e ka injoruar qytetarin e Malishevës”, ka thënë Krasniqi .
(Kosova Sot Online)