Polici i Kosovës e humb kontrollën, rrokulliset me automjetin zyrtar dhe bie në një kanal

  • A.P /
  • 11 July 2024 - 16:00
Polici i Kosovës e humb kontrollën, rrokulliset me automjetin zyrtar dhe bie në një kanal

Në të shumtën e rasteve, aksidentet po shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes. Kështu ndodhi edhe te pika kufitare në Qafë Prush në Gjakovë dhe këtë herë i dyshuar është një zyrtar policor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për zyrtarin policor Gani Çeku, i cili shkaktoi vetaksident nga pakujdesia derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar.

Në bazë të informacioneve të para, Çeku ka humbur kontrollin mbi veturën e Policisë (automjet civil) dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rrugës – duke u rrokullisur më pas në një kanal.

 

(Kosova Sot Online)