Miratimi i ligjit për KPM, Szunyog: Kuvendi i Kosovës sot humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira

  • E /
  • 11 July 2024 - 15:39
Miratimi i ligjit për KPM, Szunyog: Kuvendi i Kosovës sot humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira

Pasi Lëvizja Vetëvendosje ka miratuar në Kuvend ligjin për KPM-në pa marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve, ka reaguar edhe shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës humbi sot një mundësi për të pasur dy ligje të mira në vend, duke dështuar të përfshirë rekomandimet e BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

“Kuvendi i Kosovës sot humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira, Ligjin e ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke dështuar në inkorporimin e plotë të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)