Arrestohet i riu në Londër pasi dyshohet se vrau gruan dhe dy vajzat e komentatorit

  • A.P /
  • 11 July 2024 - 22:50
Arrestohet i riu në Londër pasi dyshohet se vrau gruan dhe dy vajzat e komentatorit

I riu që dyshohet t’i ketë marrë jetën bashkëshortes dhe dy vajzave të një komentatori të BBC, është vënë në pranga. Mediat në Londër raportojnë se 26-vjeçari Kyle Clifford u arrestua në një varrezë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Autori i dyshuar është vënë në duart e autoriteteve, por ka nevojë për kujdes shëndetësor. Ai u kap në varrezat Lavender Hill, Enfield, të cilat ndodhen jo shumë larg rezidencës së tij.

Pas arrestimit, ai u dërgua në spital pasi u plagos gjatë operacionit për kapjen e tij. Clifford u kap pas disa orësh kërkimesh teksa autoritetet i kishin njoftuar banorët e zonës që të mos i afroheshin.

Ka shumë gjasa që policia të jetë çuar atje pas një lajmërimi të një qytetari.

Për më tepër, autoritetet kishin marrë vendimin e pazakontë për të publikuar emrin dhe fotografinë e të dyshuarit në një fazë shumë të hershme të hetimit për shkak se kishin nevojë për publikun që t’i ndihmonte në lokalizimin e tij.

(Kosova Sot Online)