
Deputetja e LDK-së: LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, por ka thënë se nuk bëjnë koalicion nëse kryeministër propozohet të jetë Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo është shprehur se LDK-ja pas zgjedhjeve do ta shohë pozicionin e saj.
“LDK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd, dukshëm vijat e kuqe ndër vite janë shndërruar në të kaltra e të gjelbra. LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin, nuk bën koalicion nëse ai është kryeministër. LDK ka me ofertu iniciativën e vet politike, ka me shiku ku e pozicionon qytetari, pastaj shohim e bëjmë”, ka deklaruar ajo.
(Kosova Sot Online)