Biden ngatërron emrin e Zelenskyt, i referohet si “Presidenti Putin”, kështu reagoi presidentit ukrainas

  • E.k /
  • 12 July 2024 - 08:25
Biden ngatërron emrin e Zelenskyt, i referohet si “Presidenti Putin”, kështu reagoi presidentit ukrainas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka ngatërruar emrin Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në konferencën për shtypin pas takimit me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Washington.

Duke e ftuar Zelenskyn për të folur në konferencë, Biden iu referua atij si “Presidenti Putin”.

Ai e kapi gabimin dhe e korrigjoi veten, ndërsa ftoi Presidentin Ukrainas të fliste në konferencën për shtypin.

“Ai do të mundë Presidentin Putin, Presidenti Zelenskyy”, tha më pas Biden. Zelensky u pa duke qeshur.

(Kosova Sot Online)