
Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe edhe në vazhdimësi

Pas disa ikjeve të njëpasnjëshme nga burgjet e Kosovës, ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thirrur një konferencë për media, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, për gjithë këto ikje është arsyetuar se kanë ndodhur në qendra korrektuese të tipit të hapur dhe sipas tij, ikjet kanë ndodhur në të kaluarën por edhe mund të ketë edhe në vazhdimësi.
Kjo pasi, sipas Sallahut, këto institucione nuk i nënshtrohen masave të larta të sigurisë, sepse qëllimi është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit.
“Është me rëndësi se largimi nga qendra korrektuese të tipit të hapur, ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në vazhdimësi, sepse këto institucione nuk i nënshtrohen kontrollit dhe masave të larta të sigurisë sepse qëllimi i tyre është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri”, ka thënë Sallahu.
(Kosova Sot Online)