
Medvedev: Trump me siguri do të fitoj, vetëm nëse nuk vritet

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, me siguri do t’i fitojë zgjedhjet, vetëm nëse nuk vritet.
“Ai fitoi me siguri. Vetëm nëse nuk vritet”, ka shkruar Medvedev në llogarinë e tij në rrjetin social X dhe ka bashkangjitur një foto të Trump, kur ai u arrestua zyrtarisht në gusht 2023.
Më 13 korrik, Trump i mbijetoi një atentati gjatë tubimit të fushatës së tij në Pensilvani, gjatë së cilës u plagos. Ai ka marrë një lëndim të lehtë, një plumb i ka shpuar veshin e djathtë.
Nga të shtënat, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të plagosur. Vrasësi u vra nga oficerët e shërbimit sekret amerikan, i cili është i ngarkuar posaçërisht për mbrojtjen e zyrtarëve më të lartë të shtetit.
FBI po heton të shtënat në tubimin e Trump si një sulm të mundshëm terrorist.
(Kosova Sot Online)