Bajqinovci – Haradinajt: E paske përcjellë me vëmendje mbledhjen e LVV-së, e meriton me të ftu si mysafir

  • E.k /
  • 15 July 2024 - 15:37
Bajqinovci – Haradinajt: E paske përcjellë me vëmendje mbledhjen e LVV-së, e meriton me të ftu si mysafir

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, shkroi se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përcjellur “me shumë vëmendje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së” të dielën, meqë ai listoi disa nga dëmet që ish-kryeministri thotë se ia bëri vendit qeveria aktuale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajqinovci tha se Haradinaj “e meriton që në mbledhjen e ardhshme me e ftu që të marrë pjesë si mysafir”.

“Ramush Haradinaj e paska percjell me shumë vëmendje mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së. Paska marrë edhe shënime. Me këtë nivel të interesimit, e meriton që në mbledhjen e ardhshme me e ftu që të marrë pjesë si mysafir, se si anëtar nuk e pranojmë”, shkroi Bajqinovci në “X”.

(Kosova Sot Online)