Demolli: Kushtet në burgjet e Kosovës, më të mirat në rajon

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 17:49
Demolli: Kushtet në burgjet e Kosovës, më të mirat në rajon

 Valentina Demoll nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka folur për kushtet brenda burgjeve në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Demolli tha se kushtet e përgjithshme janë të mira, duke përjashtuar raste kur të burgosurit kanë sëmundje të ndryshme kronike apo terciare.

“Nëse i krahasojmë me vendet e rajonit, si Shqipëria, Serbia e Maqedonia, Kosova qëndron jashtëzakonisht mirë me kushte dhe standarde” tha Demolli.

Demolli tha se këto kushte nuk ndikojnë që arratisjet të jenë më të lehta.

“Nuk do të kisha thënë që kushtet ndikojnë. Ato kanë ekzistuar gjithmonë. Pra, nuk mundemi me bë krahasim me arratisjen dhe kushtet. Duhet të punohet që personat e privuar nga liria të kenë kushte më të mira brenda qendrave” tha mes tjerash Demolli.


(Kosova Sot Online)