Mbi 17 mijë familje në Prishtinë do të faturohen nga Termokos me konsum, e jo me metra katrorë

  • E.k /
  • 16 July 2024 - 11:04
Mbi 17 mijë familje në Prishtinë do të faturohen nga Termokos me konsum, e jo me metra katrorë

Termokosi ka njoftuar sot se për mbi 17,000 familje të Prishtinës, ky është viti i parë që do të faturohen me konsum e jo me metra katrorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

”E dijmë që mund të ketë ankesa, mund të ketë edhe probleme teknike, por ekipet tona profesionale do të përpiqen t’i zgjidhin ato sa më parë”, ka thënë kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani.

Përmes kësaj videoje, Osmani ka apeluar për qytetarët që të kursejnë këtë dimër që po vjen.

“Kurseni ngrohjen kur nuk jeni në shtëpi, apo kur nuk keni nevojë për të. Kurseni që të paguani më pak se që keni paguar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)