
Hovenieri e sheh Dritaren për Investime të Diasporës si mundësi të mirë për Kosovën: Tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka përgëzuar Kosovën pas hapjes së “Dritares për Investime të Diasporës”, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora mund ta paraqesin. E dimë që kur të vijnë mërgata për të investuar tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore”, ka thënë Hovenieri në ceremoni.
“E dimë se si duket suksesi dhe hapja e kësaj platforme krijon vende punës përmes shkathtësive të reja dhe për të ngritur profilin e Kosovës”.
(Kosova Sot Online)