Klinaku: Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht

  • A.P /
  • 16 July 2024 - 16:46
Klinaku: Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pas shpalljes fajtor të Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Klinaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka akuzuar Gjykatën Speciale se po i merr vendimet politikisht ndaj luftëtarëve të UÇK-së.

“Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, ka shkruar Klinaku.

Klinaku ka shtuar se Gjykata Speciale po i dënon luftëtarët e UÇK-së duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb dhe të dëshmitarëve të fshehur nga populli.

“Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)