Nga ky muaj mbi 17 mijë konsumatorë të Prishtinës do të paguajnë Termokosin aq sa harxhojnë

  • E.k /
  • 17 July 2024 - 09:32
Nga ky muaj mbi 17 mijë konsumatorë të Prishtinës do të paguajnë Termokosin aq sa harxhojnë

Në sezonin e ardhshëm të ngrohjes qytetarët e Prishtinës janë njoftuar nga Termokos se do të faturohen në bazë të konsumit dhe jo me metër katrorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Matja do të fillojë nga tetori i këtij viti dhe do të përfshin mbi 17.000 konsumatorë të termokosit.

Fisnik Osmani, krye-shef ekzekutiv në Termokos përmes një video informuese ka njoftuar konsumatorët për këtë projekt të ri i cili është përshpejtuar falë donacionit nga MCC.

“Për mijëra konsumatorë ky është viti i parë që do të faturohen me konsum dhe jo me metër katror. Për më pak se dy vite ky projekt ka instaluar më shumë se 250.000 pajisje për 17.500 familje. Ky projekt nuk ka qenë fare i lehtë për implementim, në disa shtete ka marrë 10 vite kohë tek ne është përshpejtuar falë donacionit të MCC për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)